Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje si partia e parë, por ka shprehur gatishmërinë e tij për partneritet me PDK-në dhe LDK-në, raporton Ekonomia Online.
“Ende jemi në një situatë afërisht të njëjtë e dimë që po flitet për mundësinë e ndonjë rritje në numër të deputetëve por kjo është një situatë e ngjashme si herën para kësaj. Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit, mos të vonohet më Kosova për të pasë Qeveri Kosova duhet të presim edhe një marrëveshje, mes LDK-së dhe PDK-së sepse e dimë që bllokada është shkaktuar nga Kurti dhe LVV, por po ashtu nuk kemi parë një gatishmëri nga këto dy parti për ndonjë marrëveshje dhe me thjeshtësu kush është kryeministri. Aleanca nuk ka qitë kushte dhe nuk qetë kushte për opozitës, por tani është momenti për të reflektuar dhe të mos e bllokojmë vendin. PDK dhe LDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit.
Deri më tani sipas të dhënave të KQZ-së, AAK ka 8 mijë e 516 vota, apo 7.57 për qind.
