Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave nga mbi 16,78% të votave të numëruara, LVV-ja është e para me 47,12% apo 72,737 vota.
PDK është e dyta me 19,33% apo 29,842 vota, kurse LDK e treta me 13,68% apo 21,122 vota.
Ndërkaq, AAK-ja është e katërta me radhë me 7,70% apo 11,884 vota.
Nisma Socialdemokrate është me 1,82% apo 2,806 vota.