Mbledhja e Kryesisë, Imri Ahmeti heziton të deklarohet qartë për pozicionin e Lumir Abdixhikut

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 13:56 | Nga Gzim Mujaj

Ende nuk dihet se si do të procedojë LDK-ja pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e ku u rendit e treta, raporton Ekonomia Online.

Imri Ahmeti nga LDK ka thënë se për këtë çështje nuk është vetëm Kryesia por edhe Kuvendi.

“Është takim i yni takim konsultativ. Në kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë për media dhe për publikun pas takimit do të kemi një deklarim…Nuk e di do ta shohim tash për tash në takim. Nuk është vetëm kryesia kompetente për këtë çështje është Kuvendi është këshilli i përgjithshëm”, tha ai.

Të ngjashme