Po përmendet edhe një emër nga familja Jashari për pozitën e presidentit

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 14:31 | Nga Shenoll Muharremi

Tash po përmendet edhe një emër nga familja Jashari për pozitën e presidentit. Sinqerisht, 100 herë më shumë hajrin ia shohim Vjosa Osmanit, për nga shkathësitë dhe eksperienca, sesa një opsioni të tillë.

Por Presidenti duhet me qenë vendim konsensual, i zgjedhur me marrëveshje mes partive kryesore. Idealisht, duhet me qenë figurë jopolitike, por jemi në Ballkan.. këtu politika është deri në palcë të gjithçkaje.

Gjithashtu, LVV duhet me bë kompromis për Presidentin, sepse në demokraci nuk mundet me u koncentru krejt pushteti te një person e me i kap të gjitha pozitat kryesore.

Demokracia funksionon më së miri kur ka kontroll dhe balancë, dhe kur pushteti ndahet e nuk koncentrohet në pak duar.

Të ngjashme