KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë

default
Prishtinë | 19 Jan 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka merr pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se partneriteti Kosovë-SHBA po kthehet në rezultat konkrete.

“KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, punimet për bateritë do të ecin përpara në kuadër të programit kompakt me MCC-në. Bateritë do të ruajnë energji kur ka tepricë dhe do ta kthejnë në rrjet kur kërkesa rritet, për furnizim më të qëndrueshëm dhe kosto më të përballueshme. Partneriteti Kosovë-SHBA po kthehet në edhe një rezultat konkret: infrastrukturë që e bën energjinë më të sigurt për qytetarët”, ka shkruar Rizvanolli.

Të ngjashme