Meqenëse rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nxori dallime nga qindra deri në mija vota të kandidatëve brenda subjekteve politike, KQZ tashmë ka vendosur të bëhet rinumërimi i plotë i votave, proces ky që mund të vonojë shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre, që rastisi të përjashtojë planifikimet e KQZ-së. Përveç kësaj rinumërimi rrezikon të prekë afatet kushtetuese për formimin e institucioneve, thotë hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugaçku.
“I gjithë ky procës i domosdoshëm i rinumërimit pritet të zgjas rreth 2 javë, pastaj koha afateve për ankesa dhe pastaj vjen shpallja e rezultateve sërish afate ankesash dhe pastaj certifikimi, pastaj kemi konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë pra do të nevojitet një efikasitet i madh edhe i KQZ-së dhe i subjekteve politike sepse me 4 mars duhet të ketë një president të votuar në Kuvend…”, tha Bugaçku
Kriza politike në Kosovë u shfaq që në fillim të vitit 2025, duke prodhuar zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe njëherësh mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026. Në këtë situatë, hulumtuesi i IKD-së Melos Kolshi, konsideron se vendi ynë tashmë gjendet në krizë financiare, ndërsa vonesat e mundshme do ta vendosin Kosovën në një pozitë të paprovuar që nga paslufta.
“Ne veç jemi në krizë financiare sepse që nga 1 janari Kosova po përdorë 1/12 e buxhetit pra ka buxhet veç për paga, dhe sigurisht nëse ka vonesa në formim të institucioneve do të jemi në një situatë të vështirë…”, tha Kolshi për RTV 21.
KQZ, pas pranimit të një raporti të abuzimeve në QKN, vendosi të nisë një proces të pjesshëm rinumërimi, të pasuar nga vedimi tjetër për rinumërim të plotë shkaku i manipulimeve që donë në skenë. Kosova, tash e një vit është pa institucione me mandat të plotë, ndërsa mos konstituimi i Kuvendit ka koston e qindra miliona eurove që do të duhej t’i kishte marrë nga nga fondet të BE-së, në kuadër të planit të rritjes. por edhe fonde të tjera ndërkombëtare