Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur se Lumir Abdixhiku e ka për nder të jetë kryetari i katërt i kësaj partie.

Në Klan Kosova ajo tha se Abdixhiku e ka bërë aktin politik, pra e ka dhënë aktin e dorëheqjes.

“Lumir Abdixhiku e ka për nder me qenë kryetari i katërt i LDK-së, ka ardhur me votë të fshehtë, kundër meje”.

“Lumir Abdixhiku e ka bërë aktin politik, e ka dhënë aktin e dorëheqjes, Hykmetja ka dalë mirë e votuar, e vlerësuar politikisht, të gjithë ata që e njohin e dinë që Hykmetja ka kulturë poltike, ka sjellje politike, është e familjes tonë politike, me ideologji, me bindje”, tha Haziri.

Të ngjashme