Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e takimeve dhe mobilizimit qytetar për Marshin e 17 shkurtit, me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ku ka marrë përkrahje të parezervë nga kjo kategori.