Balla: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër baltës që po i hidhet luftës çlirimtare të Kosovës

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Balla: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër baltës që po i hidhet luftës çlirimtare të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me atë që po ndodh në Hagë me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla u shpreh se duhet të reagohet dhe të bëhet e qartë se populli shqiptar nuk mund të pranojë baltën e hedhur mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, shkruan A2.

“Të ngarkojmë zotin Shehu dhe Hasani në Komisionin e Politikës së Jashtme, të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit për t’i bërë të qartë Hagës se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të pranojnë baltën e hedhur mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, tha Balla para se t’i drejtohej Sali Berishës.

Ai madje akuzoi Berishën që i ka shërbyer gjithë jetën Serbisë.

“Ti që i kë shërbyer gjithë jetën tënde Serbisë, liro Foltoren”, u shpreh Balla.

Balla teksa bënte thirrje për mbështjete të ish-kretrëv të UÇK-së nënvizoi se ZPS po bën akuza të pabaza dhe se këresën prej 45 vjet burgim do të bënin edhe ndaj komandantit legjendar Adem Jasahri, sikurse të ishte gjallë.

“Zoti kryetar. Zonja e zotërinj deputetë, të dashur qytetarë shqiptarë. Së pari dua t’i falënderoj të dy kolegët që morën përsipër detyrën e ngarkuar nga Kuvendi për të hartuar me urgjencë një deklaratë e cila u prezantua këtu. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dua të shpreh qartazi. Se kjo deklaratë është në konsekuencë të plotë me qëndrimet e Partisë Socialiste të Shqipërisë në këto 35 vite në Kuvendin e Shqipërisë, sa i përket çështjeve që lidhen me Kosovën. Çështjeve që lidhen me pastërtinë e luftës çlirimtare në Kosovë. Dhe me çështjet që lidhen edhe me arsyet, raportet, faktet që çuan në krijimin e kësaj gjykate. Dhe për fat të keq. Edhe në këtë kërkesë përfundimtare të prokurorisë speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi. Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.  Zonja e zotërinj, të dashur qytetarë shqiptarë. Sikur sot të ishte gjallë heroi ynë kombëtar Adem Jashari. Sipas këtyre prokurorëve. Edhe ai. Duhej dënuar me 45 vite burg. Se. Luftoi për lirinë e vendit të vet. Por heroi kombëtar Adem Jashari, bashkë me shumë heronj të tjerë që u përmendën këtu nuk mund të përballen me këtë aktakuzë, sepse pushtuesi i ka vrarë”,tha ai.

Balla madje thotë se pretenca  kundër komandantëve të UÇK-së nuk ka asnjë dyshim jo për ne shqiptarët. Por për të gjitha kombet.

“Bill Clinton, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do ta quante fitoren e pavarësisë e lirisë së Kosovës një fitore e demokracisë dhe vlerave të saj. Duke nënvizuar se edhe kombet e vogla mund të fitojnë nëse e drejta qëndron pas tyre. Kosova për botën dhe Shtetet e Bashkuara, për NATO-n qëndroi për diçka më të madhe se sa vetë Kosova. Sipas kësaj pretence edhe Bill Clinton presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që urdhëro forcat e NATO-s të ndërhynin kundër forcave serbe që vrisnin e prisnin këdo që i dilte përpara duhet shpallur fajtor. Sipas tyre edhe i dëgjuam me veshë në habi të madhe, edhe Uesli Klark apo Xhejms Rubin, përfaqësuesit më të lartë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk paskan thënë të vërtetën para gjykatës. Pretenca  kundër komandantëve të UÇK-së nuk ka asnjë dyshim jo për ne shqiptarët. Por për të gjitha kombet. E lira. Është një batërdi e tmerrshme. Dhe padyshim. Është një baltë në vijim të baltave që janë përpjekur të hidhen në këto 27 vite kundër luftës çlirimtare në Kosovë. Qëndresa paqësore të popullit të Kosovës, beteja së drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe valët biblike njerëzore që iknin kasaphanës, na qenkan zeruar duke i lënë vendin trillimeve se gjoja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas tyre, paska qenë një grup i strukturuar kriminal me drejtim, me zbatim dhe gjithçka tjetër. Ajo pretencë  motra e vëllezër shqiptarë është një alarm i madh. Për secilin prej nesh këtu, për ata që na kanë dhënë nderin e madh t’i përfaqësojmë dhe për çdo shqiptar në çdo cep të globit, sepse nëse ajo gjykatë e gjen në fund të këtij procesi, i referohet këtij dokumenti të kësaj prokurorie, i bie që shqiptarët na qenkan vrasës. Shqiptarët na qenkan një komb i cili kur lufton për liri bëka banda dhe grupe kriminale. Duke qenë i bindur. Se pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, vrasjeve, përdhunimeve dhe krimeve të luftës nga drejtuesit e vërtetë të makinerisë zyrtare ushtarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës dhe integritetit të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së, si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë së popullit të Kosovës, kam një pyetje për prokurorët: Janë 12.000 bijë e bija shqiptarë, të cilëve iu grabit jeta në Kosovë”, nënvizoi Balla.

Balla ka reaguar ashpër edhe për këreksën që ish-drejtuesit e UÇk-së të dënohen me 45 vjet burgim vec e vec.

“Janë 20.000 gra dhe vajza shqiptare në Kosovë që u përdhunuan. Janë edhe 1.600 shqiptarë. Shqiptarë të vdekur e pa kallur ose si thonë me këtë gjuhën burokratike të Hagës “rezultojnë të zhdukur”. Por për këta? Po për këta çfarë mund të bëhet dhe si do të bëhet? Dhe monumenti i errësirës nuk mbaron me kaq. Sot komandantët e UÇK-së përballen me plot 180 vjet burg, kërkesa përfundimtare e prokurorëve të UÇK-së. I hodha edhe unë një sy sikurse shumë prej jush e bëtë ndaj të gjithë personave të akuzuar nga makineria vrasëse serbe në Kosovë dhe nuk gjeta askënd prej tyre, të paktën për krimet e Kosovës që të kishte mbi supe një kërkesë me 45 vite burg. Kur bëhet fjalë për 12.000 të vrarë. 20.000 vajza të përdhunuara dhe 1.600 të zhdukur. Kërkesat e prokurorisë speciale në Hagë në rastin në fjalë, variojnë mes 18, 20, 22, 23 vjet. Vetëm njërin gjeta, po këtë nuk e gjeta në krimet e Kosovës. Po gjeta kryekriminelin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore, Ratko Mladiç, ndaj të cilit kjo prokurori kishte kërkuar po 45 vjet burg. Shikoni se si mund të degdiset trillimi deri në atë pikë që të barazosh kryekriminelin, i cili akuzohet për 8.000 viktima në Srebrenicë. Ndërkohë që nuk ka asnjë provë sikurse e tha zoti Leskaj, nuk ka asnjë provë, asnjë fakt ndaj komandantëve të UÇK-së.  Zonja dhe zotëri. Kuvendi i Shqipërisë, kjo sallë këtu me përbërje tjetër i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë rezolutën 1782/2011. Dhe të shpallen të pabazuara pretendimet për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri në Kosovë në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave, informacionit të përditësuar, pra Shqipëria si vend anëtar i Këshillit të Europës në Asamblenë Parlamentare ka goditur dokumentin bazë mbi të cilin është ngritur kjo gjykatë. Pa i hyrë atij diskutimi të fajëve. Dhe arsyeja pse u ngrit, pse u hartua një dokument. Pikërisht ky Kuvend i Shqipërisë me deklaratat e sotme është konsekuent në atë që ka thënë ndër vite. Dhe. Unë mendoj që. Edhe për mbyllje të fjalës sime. Dua që ta kuptojmë gjithë. Se sa e rëndë është për ne si komb ajo kërkesë. Dhe. Dua t’ju ftoj të gjithëve. Kush ka mundësi natyrshëm. Por dua të ftoj gjithë kombin shqiptar, gjithë popullin shqiptar më 7 shkurt në orën 14 duhet të jemi të gjithë në Prishtinë”, theksoi ai.

Të ngjashme