Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Shtatë kryesues të vendvotimeve janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen se për numërimine  votave në këtë komunë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se do të parashtrojnë edhe kërkesën për sigurimin e prezencës të të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, njofton opinionin publik se, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës lidhur me procesin hetimor për numërimin e votave në komunën e Klinës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve. Pas intervistimit të tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) kryesues të vendvotimeve në këtë komunë. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e  prezencës  të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve, ndjekjen e personave që dyshohen për përgjegjësi penale dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme