Flutura Kusari publikon përbërjen e Komisionit Parlamentar për Media

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka bërë publike përbërjen e Komisionit Parlamentar për Media, duke theksuar se informacioni ende nuk është zyrtar dhe pritet konfirmimi.

Përmes një postimi, Kusari ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me anëtarët e këtij komisioni.

“Kjo është përbërja e Komisionit Parlamentar për Media. Mezi po pres me u taku dhe me fillu bashkëpunimin,” ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e hapjes së komisionit ndaj shoqërisë civile dhe aktivistëve që merren me monitorimin e lirisë së medias.

“Shpresoj të jenë të hapur për aktiviste që monitorojnë zhvillimet që kanë të bëjnë me lirinë e medias,” ka theksuar Kusari.

Sipas saj, përbërja e Komisionit Parlamentar për Media është si vijon:

Ariana Musliu Shoshi – kryetare

Alban Bajrami – zëvendëskryetar

Igor Simić – zëvendëskryetar

Egzon Azemi

Fitim Haziri

Bajram Mavriqi

Ganimete Musliu

Ermal Sadiku

Emilija Rexhepi

Kusari ka bërë të ditur se dy emra mungojnë në këtë përbërje.

“P.S kjo info nuk është zyrtare, por sipas burimeve, pra duhet me u konfirmu,” ka shtuar ajo.

Të ngjashme