Stoli ari e para, përfshirë euro, franga zvicerane dhe dollar amerikan u gjatën gjatë një aksioni që Prokuroria Themelore e Pejës zhvilloi të premten e ku cak ishin disa argjendari.
Policia ka treguar se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Pejë 13.02.2026 – 16:30. Lidhur me veprën e lartcekur, njësitë përkatëse gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, kanë gjetur dhe sekuestruar stoli ari rreth 4 kg e 713 gr, një orë dore të arit, 12000 €, 2410 franga zvicerane dhe 2400 dollar amerikan. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Pejë 13.02.2026 – 16:30. Lidhur me veprën e lartcekur, njësitë përkatëse gjatë kontrollit të shtëpive dhe lokaleve të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe sekuestruar stoli ari rreth 44 kg e 470 gramë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.