Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 15 Shk 2026 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Një person është goditur me gur në kokë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Ngjarja ka ndodhur pas një fjalosjeje që viktima kishte me disa persona në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovica e Veriut.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovice Veri / 14.02.2026 – 01:00.  Viktima m/k ka njoftuar policinë se pas një fjalosje me disa persona është qëlluar me guri në kokë dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme