Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë akuzat

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka thënë të mërkurën në Hagë se nuk është punë e tyre që të vërtetojnë akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Por, ai tha se kanë paraqitur prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat.

Laws këtë e tha duke u përgjigjur parashtrimeve të mbrojtjes së Selimit, për të cilën pretendon se kanë thënë se mbrojtja e viktimave s’ka vërtetuar lidhjen midis dëmit të pësuar nga viktimat dhe krimet për të cilat janë  ngritur akuzuat. Dhe pretendimi i dytë i mbrojtjes, sipas Laws, është se nuk është vërtetuar lidhje midis krimeve dhe Selimit.

“Nuk ka kriter apo kusht ligjor për neve që të vërtetojmë ekzistencën apo lidhjen midis krimeve dhe Selimit apo të akuzuarve të tjerë. Jo në këtë fazë dhe në asnjë fazë tjetër të këtij procesi. Ne, sigurisht që nuk jemi përpjekur që të bëjmë asnjë gjë të tillë. Konkretisht të vërtetojmë një lidhje mes krimeve dhe Selimit. Ajo që ne kemi bërë është që kemi paraqitur informacione dhe prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne”, tha ai.

Ai tha se është punë e Prokurorisë që të vërtetojë akuzat kundër Rexhep Selimit.

“Nuk është punë e jona që të vërtetojmë akuzat kundër zotit Selimi. Kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.

Të ngjashme