Kurti shumë i zënë në telefon futet në takim me Abdixhikun

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, teksa po zhvillonte një telefonatë, arriti në Kuvend, aty ku edhe do të takohet me kryetarin  e LDK-së, Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të ketë si temë diskutimi çështjen e presidentit.

Një ditë më parë, Kurti priti në takim liderin e PDK-së, Bedri Hamzën, por diskutimet e tyre rreth shefit të shtetit u zhvilluan në Qeveri.

Të ngjashme