Ramadani: Kosova të rrisë vigjilencën e sigurisë pas sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke bërë thirrje për rritje të vigjilencës së sigurisë në Kosovë.

Përmes një postimi, Ramadani thekson se Kosova duhet të ngritë nivelin e kujdesit institucional dhe të sigurisë, në dritën e krizës së rëndë botërore që, sipas tij, nisi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani.

Ai paralajmëron se në situata të tilla të tensionuara globale, shtete që i quan “batakçi”, si Serbia, mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

“Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar”, ka shkruar Ramadani.

Të ngjashme