Serie A rikthehet sot me tri përballje interesante

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Serie A rikthehet sot me tri përballje interesante që prekin si fundin ashtu edhe majën e tabelës së klasifikimit

Në orët e para (15.00), luhet dueli mes Como dhe Lecce, një përballje direkte mes skuadrave që po luftojnë për mbijetesë. Diferencat në pikë janë minimale dhe çdo gabim në këtë fazë të sezonit mund të kushtojë shumë. Presioni është i madh, pasi një fitore do të thotë frymëmarrje, ndërsa humbja mund t’i zhysë edhe më shumë në zonën e rrezikut.

Më pas (18.00), Hellas Verona pret Napoli. Veronezët kërkojnë pikë të arta për t’u larguar nga fundi, por përballë kanë një Napoli që synon të qëndrojë në garën për zonën Champions. Të kaltërit nuk kanë hapësirë për hapa fals, sidomos ndaj

kundërshtarëve që në letër duken më të dobët.

Në mbrëmje (20.45), vëmendja zhvendoset në “Meazza”, ku Inter përballet me Genoa. Zikaltërit, në garë të fortë për kreun, synojnë tri pikë për të ruajtur ritmin në krye të renditjes. Genoa, nga ana tjetër, kërkon të prishë planet e favoritëve dhe të sigurojë qetësinë në mesin e tabelës.

Të ngjashme