Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, është lojtari më i vlefshëm në botë, sipas një liste të përpiluar nga “Football Benchmark”, me një vlerë tregu prej 286,8 milionë eurosh.
Kjo statistikë e bën atë lojtarin më me vlerë aktualisht në futbollin global – një rekord i jashtëzakonshëm për një futbollist vetëm 18-vjeçar.
Në vendin e dytë renditet ylli francez Kylian Mbappé, i cili është vlerësuar me 232,2 milionë euro, ndonëse mosha e tij (27 vjeç) dhe fakti që u bashkua me Real Madridin me parametër zero e bëjnë një transferim të shtrenjtë më pak të mundshëm në afat të shkurtër.
Për habi të shumë tifozëve, në Top-10 nuk është përfshirë sulmuesi francez Ousmane Dembélé, i cili ka e fituar edhe Topin e Artë 2025, por nuk është pjesë e listës së vlerave më të larta të tregut për momentin.
Top-10 e lojtarëve më të vlefshëm në botë:
Vlera e Yamal është e jashtëzakonshme dhe reflekton kombinimin e talentit të jashtëzakonshëm, zhvillimit të shpejtë dhe rolit të rëndësishëm që ai ka në ekip – duke qenë titullar i padiskutueshëm edhe te kombëtarja e Spanjës edhe psenë moshë tepër të re.
Ndërkohë, emrat si Dembélé – që pavarësisht trofeve dhe suksesit të tij – nuk arrijnë të hyjnë në këtë klasifikim të vlerave të tregut, është një fakt që tregon se lufta për të qenë “lojtarët më të vlefshëm” është më e ashpër se kurrë në futbollin modern.