Prishtina s’rehatohet nga bërlloku gjithandej – Qytetarët thonë se gjendja është e keqe, fajësojnë edhe vetën

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 11:38 | Nga Artiona Çitaku

Nëpër disa lagje të Prishtinës, mbeturinat janë bërë problem i madh për mirëqenien e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi që kontejnerët pastrohen ndërkaq përreth tyre jo, pasi që përveç mbeturinave ka edhe gjëra të tjera si mobilie për shtëpi, orendi e shumëçka.

Qytetarët pohojnë se Kompania “Pastrimi” edhe pse dy herë në ditë largon bërllokun prapë gjërat që janë jashtë kontejnerëve nuk i marrin.

Rafet Hyseni, qytetar i Prishtinës pohon se gjendja është shumë e keqe, vjen aromë e keqe dhe fajin për këtë gjë e ka edhe komuna edhe qytetarët e pandërgjegjshëm.

“Po më keq nuk ka qysh bohet, nuk e di ku shkon më keq, nuk më keq që mbeturinat unë gjithherë i fshij, ama badihava sa i fshij qaq qesin, këtu si mos të mbajmë pastërti faktikisht nuk kemi ku shkojmë më keq. Faji është edhe te qytetarët edhe të komuna nuk është që s’është, por edhe qytetarët të pandërgjegjshëm, unë qashtu e shoh. Na pengon edhe era, edhe gjithçka, aty veç me sy që e sheh mjaftë është. Po ma merr mendja që po, duhet me qitë policë civilë për këta që janë të pandërgjegjshëm, se unë vet jam qashtu se sokakun tem e fshij vet, edhe pse s’jam i autorizuar për me e fshi, po e fshij se më dhëmbin sytë me i pa bërllogjet”, tha Hyseni në një prononcim për EO

Ai pohon se duhet marrë shembull jashtë vendit ligjet që dënojnë qytetarët për hudhjen e mbeturinave vend e pa vend.

“Domethënë se kam qenë edhe jashtë, kam jetuar jashtë, atje veç duhanin me pi edhe me qitë, faktikisht mrena 10 euro të parën herë e dënon po tani pale se sa shkon dënimi e këtu te na pandërgjegja e qytetarit, se këto mbeturina janë tu i marrë rregullisht, se unë në shesh banoj, i shoh kamionët dy herë në ditë vijnë po badihava ski kujt ja mbledh”, pohon ai.

Gjithashtu një qytetarë tjetër, Selim Prelvukaj thotë se qytetarët janë problemi për shkak që nuk hudhin mbeturinat aty ku duhet dhe dënimi me gjobë është i mirëpritur.

“Katastrofë, qysh në vjeshtë moti janë këtu tu nejtë, vijnë e ngarkojnë këtë kantat i marrin këto e lënë. Për besë fajtor nuk e di qysh e kanë marrëveshjen pastrimi me komunën, këta i marrin këto, që i gjuajnë këto pjesë. Po fajtor kryesor jemi ne qytetarët, e bjen bërllokun e bjen të kanta nuk e gjun në kantë. Normal që duhet me u gjobitë edhe qytetarët”, shtoi Prelvukaj.

E nga Komuna e Prishtinës, nuk kanë dashtë të flasin për këtë problematikë të qytetarëve.

Të ngjashme