Pasi presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se “shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerë” të dërgojnë mjete detare për të liruar korridoret e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.
As Kina e as Mbretëria e Bashkuar, asnjëra prej tyre nuk konfirmoi nëse do të dërgojë anije luftarake në këtë ngushticë.
Një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në Washington nuk tha nëse vendi planifikon të vendosë mjete detare në rajon, duke i thënë CNN-it se Kina bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të armiqësive dhe se “të gjitha palët kanë përgjegjësi të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të papenguar me energji”.
“Si një mik i sinqertë dhe partner strategjik i vendeve të Lindjes së Mesme,” përfundon deklarata, “Kina do të vazhdojë të forcojë komunikimin me palët përkatëse, përfshirë edhe palët në konflikt, dhe të luajë një rol konstruktiv për uljen e tensioneve dhe rikthimin e paqes.”
Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar “po diskuton aktualisht me aleatët dhe partnerët tanë një sërë opsionesh për të garantuar sigurinë e transportit detar në rajon.”