Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Instituin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Raporti i plotë i Policisë:
Pejë / 15.03.2026 – 19:13. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion.