Kosova ngjitet në renditjen e lumturisë globale

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit më të fundit për lumturinë globale, vendet nordike vazhdojnë të dominojnë renditjen. Finlanda mban vendin e parë për të nëntin vit radhazi, e ndjekur nga Islanda dhe Danimarka.

Një surprizë pozitive është Kosta Rika, që u rendit e katërta, ndërsa lista vijon me Suedia, Norvegjia dhe vende të tjera evropiane si Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra. Izraeli renditet i teti.

Kosova pozicionohet në vendin e 16-të, duke lënë pas disa shtete të zhvilluara. Ndërkohë, vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar janë më poshtë në renditje dhe nuk bëjnë pjesë në top 10.

Renditja bazohet në vlerësimet që qytetarët japin për jetën e tyre, duke marrë parasysh faktorë si mirëqenia ekonomike, shëndeti, liria dhe niveli i korrupsionit

Të ngjashme