“Është i pafajshëm”, thotë avokati i njërit nga të akuzuarit për drogën në Lipjan

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Leutrim Syla, avokati mbrojtës i Faton Vrajollit, të dënuarit me 20 vjet burgim për rastin e 400 kilogramëve drogë, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm.

Para mediave, Syla u shpreh i bindur se Vrajolli nuk kishte dijeni për drogën e ardhur nga Brazili.

“Jam i bindur që vendimi përfundimtar ka me dalë me pafajësi të Faton Vrajollit. Jam i bindur me tërë qenien time që Faton Vrajolli është i pafajshëm, këtë vepër nuk e ka kry, por as nuk ka lidhje me ata narkotikë. Faton Vrajolli ka porositur, qysh ka porositë çdo herë produkte mishi. Pse ka ardh narkotiku, Faton Vrajolli nuk e dinë”, u shpreh avokati.

Ai konsideron që gjykata nuk do të ketë çfarë të shkruajë në arsyetim për rastin e Vrajollit.

Të ngjashme