Raportimi për ngjarjet tragjike, AIP ka një kërkesë për mediat

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë  thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për ngjarje tragjike, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj familjeve të prekura.

“Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve”, thuhet në thirrjen e AIP-së.

Agjencia thekson se mbrojtja e të dhënave personale është detyrim ligjor dhe moral, veçanërisht në situata të ndjeshme.

Agjencia fton mediat që të veprojnë me ndjeshmëri dhe korrektësi, duke kontribuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe duke treguar solidaritet me familjet në momente të vështira.

Të ngjashme