Tiranë e Arbërit

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 09:00 | Nga Arif Ejupi

Tiranë e Arbërit,

me klimën e butë,

me shiun e vakët,

me diellin reflektues,

me qiellin pasqyrë,

me liqenin në zemër,

me ullishte e hardhi përreth,

me kryetrimin në shesh,

me malet e Dajtit dhe të Surrelit kurorë,

me arteriet që të shpien në Durrës,

Kavajë e Bari,

o sa më ka marrë për ty malli.

Tiranë, fanar ndriçues i Ballkanit dhe i Evropës.

Tiranë, me të bukurin emër,

edhe për së vdekuri të dua me shpirt e zemër.

Të ngjashme