Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me financimin e një ekspozite në Prishtinë, duke kërkuar publikimin e shumës së mjeteve të ndara nga buxheti.
Ai ka ngritur pyetje se sa para janë dhënë për këtë ekspozitë, për të cilën pretendon se përmban të dhëna nga Serbia.
“Sa para i dha pushteti kësaj ekspozite me të dhëna nga Serbia? Pse s’po e bëni publike shumën e parave të buxhetit që pushteti i dha ekspozitës”, ka shkruar Ramadani.
Sipas tij, ekspozita në fjalë përbën “luftë hibride për shtrembërimin e të vërtetës së Kosovës”.
Ramadani ka theksuar se lufta hibride ka për qëllim kryesor shtrembërimin e të vërtetës, duke shtuar se “kjo luftë speciale nuk u ndalë kurrë”.