Islami: Deklaratat e Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Francë janë pjesë e një strategjie propagandistike

Prishtinë | 28 Mar 2026 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me deklaratat dhe narracionet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Francë, duke i cilësuar ato si të qëllimshme dhe pjesë e një strategjie propagandistike.

Sipas Islamit, qasja e Vuçiqit nuk është e rastësishme, por reflekton një mënyrë veprimi që, siç thotë ai, i ngjan metodave të shërbimeve të vjetra të inteligjencës.

Ai po sillet si një agjent i BIA-së (apo ndoshta UDB-së ose OZNA-së), i cili tani në pension është shndërruar në analist politik, duke përdorur propagandën si mjet për ndikim politik,” ka deklaruar Islami.

Në të njëjtën kohë, Islami ka vlerësuar se Kryeministri Kurti po gëzon mbështetje dhe pranim në arenën ndërkombëtare.

“Kurti është një udhëheqës evropian që pranohet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht, ndërsa Vuçiq ka mbetur në rolin e një komentatori të lodhur politik, që merret me analizimin e aktivitetit dhe diplomacisë së Kurtit,” është shprehur ai.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur vizita e Kurtit në Francë ka marrë vëmendje të madhe politike dhe diplomatike, si në Kosovë ashtu edhe në rajon.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin Elize në Paris.

Analisti për siguri në Kosovë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me deklaratat dhe narracionet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Francë, duke i cilësuar ato si të qëllimshme dhe pjesë e një strategjie propagandistike.

Sipas Islamit, qasja e Vuçiqit nuk është e rastësishme, por reflekton një mënyrë veprimi që, siç thotë ai, i ngjan metodave të shërbimeve të vjetra të inteligjencës.

“Ai po sillet si një agjent i BIA-së (apo ndoshta UDB-së ose OZNA-së), i cili tani në pension është shndërruar në analist politik, duke përdorur propagandën si mjet për ndikim politik,” ka shkruar Islami në Facebook.

Në të njëjtën kohë, Islami ka vlerësuar se kryeministri Kurti po gëzon mbështetje dhe pranim në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme