Docic lëndohet, Lakers pa lojtarin kryesor të tyre para ndeshjes së madhe

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Ylli i NBA-së, Luka Doncic, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes mes LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder.

Basketbollisti slloven ka pësuar një dëmtim të muskujve të kofshës, duke mos qenë në gjendje të luajë pjesën tjetër të ndeshjes.

Sipas The Guardian, 27-vjeçari tashmë ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e Lakers në ndeshjet vendimtare.

Ky lëndim, e lë Docic jashtë garës për MVP, ku kriteri kryesor për këtë garë është të arrij 65 ndeshje në sezon

Aktualisht, ai ka një mesatare prej 33.5 pikësh për ndeshje, më të mirën në ligë, së bashku me 8.3 asistime dhe 7.7 ribaunde për ndeshje.

Të ngjashme