Kurti uron besimtarët për Pashkë: Kjo festë simbol i shpresës, dashurisë dhe rilindjes

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të kësaj dite të shenjtë.

Në mesazhin e tij, Kurti ka uruar “Gëzuar festën e Pashkës” për të gjithë besimtarët në Kosovë dhe anembanë botës, duke e cilësuar këtë ditë si “Ditën e Madhe të Ringjalljes së Hyjit” dhe simbol të përjetësisë.

Ai ka veçuar vlerat që përcjell kjo festë, si shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja, duke i cilësuar ato si thelbësore për një ndryshim pozitiv në shoqëri. Sipas tij, Pashkët shërbejnë si kujtesë për rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe si thirrje për më shumë solidaritet, kujdes dhe respekt të ndërsjellë.

Kurti ka theksuar gjithashtu se kjo festë mbetet një simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka përsëritur urimin: “Gëzuar!”

Të ngjashme