Messi: Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua, sesa unë për të

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit botëror, Lionel Messi, ka bërë një deklaratë të veçantë që ka prekur tifozët anembanë globit, duke folur për ndikimin që ka pasur Ronaldinho në fillimet e karrierës së tij.

“Ronaldinho ishte më i rëndësishëm për mua sesa unë për të,” u shpreh Messi, duke nënvizuar rolin kyç që braziliani pati në integrimin dhe zhvillimin e tij te Barcelona.

Messi dhe Ronaldinho ndanë dhomat e zhveshjes në vitet e para të argjentinasit në ekipin e parë të Barcelonës, në një periudhë kur braziliani ishte ylli absolut i skuadrës.

Pikërisht Ronaldinho ishte një nga lojtarët që e mbështeti më shumë Messin, duke e ndihmuar të përshtatej dhe t’i fitonte minutat e para në elitë.

Ky raport i veçantë mes dy ikonave të klubit katalanas mbetet një nga historitë më të bukura të futbollit modern, ku një yll në kulmin e tij i hapi rrugën një talenti të ri që më pas do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Të ngjashme