Dy skuadra të forta evropiane do të përballen sonte në kryeqytetin francez, Paris.
Ekipi që kryeson ligën e Francës dhe që është në super formë Paris Saint-Germain do të përballet me Liverpoolin, që në këtë edicion ka pasur formë të luhatshme, e rezultate aspak të kënaqshme.
Kjo do të jetë përballje e përsëritur nga edicioni i kaluar, ku PSG-ja arriti ta mposhte gjigantin anglez.
Një vit më parë, Liverpool shënoi fitore 0:1 në Paris, derisa PSG-ja me të njëjtin rezultat fitoi në Anfield Road, e që më pas me anë të penaltive vazhdoi tutje, deri në triumfin historik në Ligën e Kampionëve.
Këtë vit, te dy ekipet kanë pasur ecuri të ndryshme në kampionatet përkatëse, me PSG-në që vazhdon të kryesojë në League 1, derisa Liverpooli nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për vitin e ardshëm, pasi ndodhet në vendin e 5-të në Premier League.
Skuadra e Luis Enriques shihet favorite, derisa ajo e Arne Slot me shumë më pak gjasa për të kaluar në gjysmëfinalen e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian.
Por, mbrapa Liverpoolit është historia e suksesshme e garave ndërkombëtare, derisa PSG-ja aktualisht llogaritet ndër ekipet më të forta në bota.
Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe mbetet të shihet cila prej tyre do të kalojë në gjysmëfinale. /Klankosova.tv