OKB: BE i kërkon Serbisë të ndëshkojë përgjegjësit për sulmet në veri

Prishtinë | 09 Pri 2026 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Shefi i delegacionit të BE-së në OKB, Stavros Lambrinidis, theksoi se Bashkimi Evropian mirëpret angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e udhëhequr nga Kaja Kallas.

Ai vuri theksin në progresin e arritur për çështjen e personave të pagjetur dhe theksoi rëndësinë e një takimi të nivelit të lartë.

Lambrinidis i bëri thirrje Serbisë të përgjigjet kërkesave të Kosovës për bashkëpunim gjyqësor dhe të kthejë gjyqtarët dhe policët, duke shprehur shqetësimin që Serbia ende nuk ka sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës.

“Flas në emër të Bashkimit Evropian, BE mirëpret faktin që Serbia dhe Kosova mbeten të angazhuara në këtë dialog të udhëhequr nga Kaja Kallas, marrëveshja e Ligjit për të Huaj shënon një rrugë të rëndësishme përpara. Be përgëzon palët për progresin e arritur për çështjen e personave të pagjetur. Në të ardhmen pret që Kosova dhe Serbia të marrn pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëhequr nga përfaqësuesja e lartë, Kaja Kallas.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i përgjigjen kërkesave të Kosovës për bashkëpunim gjyqësor dhe inkurajojmë kthimin e gjyqtarëve dhe policëve. Shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka marrë hapa për të sjell para drejtësisë që Serbia nuk ka sjell kryesit e sulmit në Veri të Kosovës”, tha Lambrinidis

Të ngjashme