Zyrtarët policorë të stacionit të Zveqanit kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët më datën 07.04.2026, kanë kryer një vjedhje në fshatin Rudare i vogël të Zveqanit, ku të dyshuarit kishin vjedhur dy pajisje bujqësore në vlerë 1400 euro.
Pas marrjes së disa veprimeve hetimore operative, njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë arritur të arrestojnë personat e dyshuar:
• F.S., i lindur në vitin 1988
• B.K., i lindur në vitin 1987Pas intervistimit dhe ballafaqimit me faktet të dyshuarit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën në fjalë. Pajisjet bujqësore janë gjetur dhe të njëjtat i janë kthyer ankuesit.
Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim.