Nuk kalon rezoluta e LDK-së për çmimet e naftës

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Rezoluta e LDK-së, për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit, e propozuar nga LDK-ja, nuk mori votat e mjaftueshme, raporton Ekonomia Online

Për këtë rezolutë 49 deputet votuan kundër, 34 për dhe 7 abstenuan.

Rrjeshimisht kjo rezolutë s’mori mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ndryshe, kjo çështje u zhvendos që të trajtohet si pikë e gjashtë pasi fillimisht pati mospajtime mes partive politike.

Të ngjashme