Portieri i Sassuolo, Arijanet Muric, ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë shumë afër transferimit në Turqi, por në fund ka zgjedhur të qëndrojë në Itali.
Në një intervistë, Muric tha se ndihet mirë te Sassuolo dhe shpreson që klubi të aktivizojë opsionin e blerjes pas huazimit nga Ipswich Town.
“E dua Italinë dhe këtë klub. Te Sassuolo i kam borxh shumë Fabio Grossos. Kur arrita, isha duke u kthyer nga një lëndim i rëndë. Nuk luajta për disa muaj dhe të gjithë menduan se kisha përfunduar”.
“Isha duke shkuar për Turqi, por pastaj trajneri arriti të më bind”.
Ai theksoi se është i lumtur me paraqitjet e tij në Serie A dhe se dëshiron të vazhdojë të përmirësohet, ndërsa për portierin kosovar raportohet interes edhe nga klube të mëdha italiane.