Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është ndaluar për 48-orë  për rastin e vdekjes së një punëtori në Ferizaj.

59-vjeçari ka rënë nda objekti i gjashtë i një objekti ndërtimi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, ka thënë për Tëvë1 se me vendim të prokurorit një person është ndaluar për 48-orë.

“Me vendim te prokurorit te shtetit është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak te dyshimit te veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës. Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e punës, për ndërmarrjen e veprimeve te nevojshme hetimore me qellim te zbardhjes se gjitha rrethanave te rastit ne fjale”, ka thënë ajo.

Të ngjashme