Lushaku-Sadriu: S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë, njofton Klankosova.tv.

“LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu.

Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritanishme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit.

Të ngjashme