Veteranët e UÇK-së zhvillojnë takime në disa degë, theksojnë mbrojtjen e të drejtave

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se përfaqësues të kryesisë qendrore kanë zhvilluar takime me strukturat e degëve në Gjakovë, Deçan, Prishtinë, Pejë dhe Istog.

Në njoftim thuhet se veteranët janë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të drejtave të tyre të garantuara me ligj, duke theksuar se kategoritë e dala nga lufta meritojnë trajtim me dinjitet dhe respekt institucional.

Po ashtu, është theksuar se çdo tentativë për të cenuar apo vënë në dyshim këto të drejta do të përballet me qëndresë të bashkuar të veteranëve.

Të ngjashme