Florentina Bytyçi, familjare e tre viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në Malishevë, ka dhënë detaje tronditëse për rastin, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka rrëfyer momentin kur i gjeti fëmijët pa shenja jete dhe përpjekjet e saj për t’i shpëtuar nga banesa e përfshirë nga flakët.
“Askush nuk ishte mirë në atë banesë, absolutisht. Gruaja më tha: ‘Dil jashtë, se janë vetëm’, dhe ajo ishte me mua, pasi është kunata e tij. Kur dola te dera, fëmijët ishin në duart e saj, njëri këtej e tjetri andej. U mundova t’i prek për të parë nëse kishin puls, por nuk pashë shenja jete. I mora menjëherë, i futa në veturë dhe i dërgova në ambulantë. Aq munda të bëj. Nuk munda as t’i puth, as t’i përqafoj për herë të fundit. Më kanë dhimbur shumë. Edhe këtë djalin e kam djalë të dajës. Fëmijët i kam pasur si të mitë. Jam në gjendje shumë të rëndë”, tha Bytyçi.