Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre, raporton Ekonomia Online.

Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës u shpreh se Kurti si ushtrues detyre nuk ka përgjegjësi.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre. Sepse aty nuk ka përgjegjësi. As nuk ka parlament me mbikëqyr, as nuk ka Amerikë me thënë ‘implemento marrëveshje’, as nuk ka Bashkim Evropian me thënë ‘ti duhesh me ndjek rrugën e Bashkimit Evropian’. Pra, aty është konfor, në xhipat e tij 500 mijë euro të blindum edhe me xhama të zi. Pra, aty ai ndihet i rehat. Edhe kështu do të mundohet ta vazhdojë qeverisjen“, tha Behrami.

Të ngjashme