Deputeti Geci i Guxo me fjalë të rënda ndaj opozitës: Dyshoj që kanë probleme serioze mentale

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Fatos Geci i Listës Guxo i cili është futur si deputet në Kuvend të Kosovës pas bashkëpunimit që ka pasur partia e Donika Gërvalles me LVV-në e Albin Kurtit, i është drejtuar sot opozitës me ofendime të rënda.

Geci në profilin e tij ka shkruar për “ëndrrën e sëmurë” të opozitës për t’u rikthyer në pushtet e që sipas tij “dyshohet se ka të bëjë me probleme serioze mentale”

“Vvazhdojmë…Ajo që po bën opozita është vetëvrasjeje e tyre politike. Ëndrrat e tyre të sëmura për t’u rikthyer në pushtet më bëjnë të dyshoj se kanë të bëjnë me probleme serioze mentale!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme