Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, ka reaguar për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit e Granit Plavës si dhe 30 vjet për Kushtrim Kokallën të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Dhuna ndaj grave dhe femicidi janë krime që kërkojnë përgjigje të ashpër, të qartë dhe pa asnjë kompromis”, tha Gërvalla.
“Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta kthejë jetën e humbur dhe as ta zbusë dhimbjen e familjes. Por drejtësia duhet të jetë e qartë, e vendosur dhe pa kompromis përballë krimeve të tilla”, theksoi ajo.
Gërvalla shtoi se si Ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare kundër Dhunës, e ritheksoj se luftimi i dhunës ndaj grave mbetet prioritet i përditshëm institucional.
“Kjo nuk është një çështje që trajtohet vetëm kur ndodhin raste tragjike, por një betejë e vazhdueshme që kërkon angazhim të pandërprerë. Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, dhe 30 vjet burgim për Kushtrim Kokallën, përgjegjësi e plotë për një krim që tronditi shoqërinë tonë.Dhuna ndaj grave dhe femicidi janë krime që kërkojnë përgjigje të ashpër, të qartë dhe pa asnjë kompromis.Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta kthejë jetën e humbur dhe as ta zbusë dhimbjen e familjes. Por drejtësia duhet të jetë e qartë, e vendosur dhe pa kompromis përballë krimeve të tilla”, deklaroi e para e Ministrisë së Drejtësisë.
Tutje ajo tha po ashtu se si Ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare kundër Dhunës, e ritheksoj se luftimi i dhunës ndaj grave mbetet prioritet i përditshëm institucional.
“Kjo nuk është një çështje që trajtohet vetëm kur ndodhin raste tragjike, por një betejë e vazhdueshme që kërkon angazhim të pandërprerë.Efikasiteti i institucioneve tona matet edhe me vendosmërinë e dënimeve që shqiptohen. Dënimet duhet të jenë në përputhje me peshën e krimit, duke dërguar një mesazh të qartë se dhuna dhe vrasjet nuk tolerohen dhe nuk relativizohen në asnjë rrethanë.Në këtë drejtim, mbetemi të përkushtuar për forcimin e mekanizmave të parandalimit, përmirësimin e reagimit institucional dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që asnjë rast i dhunës të mos mbetet pa trajtim dhe asnjë viktimë pa mbrojtje.Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë më as heshtjen, as normalizimin e dhunës. Kjo është vijë e kuqe. Dhe kjo vijë duhet të mbrohet me drejtësi, përgjegjësi dhe veprim të pandërprerë”, deklaroi ajo