Pakistani ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare për të konfirmuar nëse Irani do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Islamabad, sipas ministrit të vendit për informacionin dhe transmetimin.
“Pakistani ka bërë përpjekje të sinqerta për të bindur udhëheqjen iraniane të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve dhe këto përpjekje vazhdojnë”, Ka shkruar ai në një postin në rrjetin social X.
Attaullah Tarar t ka shënuar se Pakistani, si ndërmjetësues, është në kontakt të vazhdueshëm me iranianët dhe ndjek rrugën e diplomacisë dhe dialogut, duke shtuar se një vendim nga Irani për të marrë pjesë në bisedime para përfundimit të armëpushimit dyjavor “është kritik”.