Mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton rendin e ditës për seancën plenare

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të  Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 09:00.

Në këtë mbledhje, fillimisht pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas do të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen janë:

Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,

Projektligji për Energjinë dhe ai për Energjinë Elektrike,

Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

Emërimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

Formimi i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në fund të mbledhjes, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të ndryshme.

Të ngjashme