Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, por se kjo nuk do të jetë për presidentin raporton Ekonomia Online.

Ajo, ka thënë se në seancën e 27 prillit do të adresohen çështje me rëndësi, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes

“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha ajo.

“Natyrisht nuk ka të bëjë me çështjen e presidentit, do të doja që të ishte ashtu por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo të presidentes së ardhshme. Më lejoni të ju njoftojë që kryesia e kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të ketë një seancë të re të kuvendit për t’i adresuar disa çështje që janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim është projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare 2030. Po ashtu, projektligji për energjinë elektrike, inspektoratin qendror të trashëgimisë kulturore, emërimin e tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe propozim vendimi i qeverisë për formimin e komisionit për dhënien e provimit të jurisprodencës”, ka thënë ajo. 

Të ngjashme