Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur seancën plenare, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite janë paraparë disa pika.
Pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
