Komisioni për Buxhet miraton dy projektligje, pikat e tjera kalojnë pa shqyrtim

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Buxhet, në mbledhjen e sotme, ka miratuar dy pika të rendit të ditës, ndërsa për pikat e tjera ka kaluar afati i shqyrtimit dhe ato kanë kaluar drejtpërdrejt në komisionet përkatëse dhe për seancë plenare, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Komisionit nga Lwvizja Vetwvendosje, Enver Haliti shpjegoi pikat e larguara nga rendi i ditës.

“Është pra hera e katërt që po tentojmë me mbajtw mbledhjen e komisionit për pikat që i keni pranuar në emailet tuaja zyrtare. Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së mbledhjes së komisionit, pikat e rendit të ditës me numër 2, 3, 4, 5, 8, 9, 10 dhe 11 hiqen nga rendi i ditës për shkak se ka kaluar afati për shqyrtimin e këtyre pikave dhe janë bartur drejtpërdrejt në komisionet funksionale dhe janë përcjellë për seancë plenare. Kështu që ne si komision nuk do t’i shqyrtojmë fare”, tha ai

Me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka kaluar pika e gjashtë e rendit të ditës, e cila ishte shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, me rekomandimet e komisioneve të përhershme.

Po ashtu, edhe pika e shtatë e rendit të ditës është miratuar me shtatë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kjo pikë kishte të bënte me shqyrtimin e Projektligjit nr. 10/L-026 për shërbimet e pagesave, me rekomandimet e komisioneve të përhershme.

Pikat e tjera të rendit të ditës ishin:  


Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-024 për lëndët plasëse, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i nga aspekti i ndikimit  financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-029 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar,

Shqyrtimi i Projektligjit  nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;



Të ngjashme