“Kur ia jep Zoti dikujt, si për shembull Hashim Thaçit, s’ka as njeri, e as popull që ia merr më”, Ismaili-Ahmeti ia uron ditëlindjen ish-presidentit

Prishtinë | 24 Pri 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili-Ahmeti, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili ditë më parë ka thënë se populli ia ka thënë votat.

Sipas saj, populli dikujt ia jep, por pastaj kthehet dhe ia merr.

“Por ama, kur ia jep Zoti dikujt, si për shembull Hashim Thaçit, s’ka  as njeri, e as popull që ia merr më”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Dikujt ia ka dhënë populli,

dikujt nuk ia ka dhënë populli.

Populli dikujt ia jep dhe më pas kthehet dhe ia merr.

Por ama, kur ia jep Zoti dikujt, si për shembull Hashim Thaçit, s’ka  as njeri, e as popull që ia merr më!

Urime ditëlindjen President🌞

Të ngjashme