Dy të arrestuar e një i lënduar, pas përleshjes mes tifozëve të Prishtinës së Re e Drenicës

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica ishte e tensionuar në fushë, por doli të jetë edhe jashtë saj.

Në fushë, në ndeshjen e luajtur në Hajvali, ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të Drenicës.

Pas takimit të zhvilluar në Hajvali, pati përleshje mes tifozëve të të dy të palëve.

Madje, pati edhe të arrestuar mes të përleshurve.

Sipas Enis Pllanës nga Policia e Kosovës, deri më tani janë të arrestuar dy persona dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga përleshja, shkruan Express.

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica i takoi xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës

Të ngjashme