Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur mbrëmë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se akti i natës në Kuvend me 27 prill 2026 nga LVV është proporcional sikurse sulmi ne Banjskë nga Serbia më 24 shtator 2023.
Postimi i tij i plotë:
Miremengjezi, kara-tista.
Kjo që ka ndodhë natën në Kuvend është akti më i ulët që ka ndodhur ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Akti i natës në Kuvend me 27 prill 2026 nga LVV është proporcional sikurse sulmi ne Banjskë nga Serbia 24 shtator 2023. Ata e kane sulmu rendin kushtetues te Kosoves, por edhe ju njesoj!
Sulmi më brutal, live në televizion, ndaj Kushtetutës së Kosovës në histori të re.
Nuk kemi me ju lënë. Keni me dështu.
Dhe, mbi të gjitha, e keni njollosur krejt karrierën politike të lëvizjes. Keni shkatërru gjithçka.
Tash keni me u njohë në histori si abuzues të vetëdijshëm të Kushtetutës. Rrënues e shkatërrues.